Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes së djeshme në mitingun e partisë së drejtuar prej tij, tha se ngjarja duhet të zbardhet menjëherë.

Basha: Kam folur me shumë prej të prekurve. Fatmirësisht efektet janë anësore dhe jo serioze dhe të gjithë janë të vendosur. Të gjithë e dimë që kjo nuk ishte tullumbace. Ndërsa presim dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve, kushdo qofshin ata, po bëjmë edhe analizën tonë. Kjo nuk ishte tullumbace, por mund t’ju them se është detyra e autoriteteve shtetërore që të vendosin para përgjegjësisë autorët kushdo qofshin. Nëse kjo në ndodh kjo është një tjetër provë e gjunjëzimit total të shtetit. Ne nuk do të ndalemi. Asgjë nuk do të më ndalë mua dhe opozitën e bashkuar drejt fitores.

Artikulli paraprakBASHA E 76 MBËSHTETËS TË PD PËRFUNDOJNË NË SPITAL NGA INTOKSIKIMI
Artikulli tjetërBLLOKOHET GOMONIA 10 M E GJATË, DO TRAFIKONTE DROGË