Sezoni veror dhe përqendrimi I njerëzve në zona të mbipopulluara ka bërë që në urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës të drejtohen një numër I madh I pacientëve me simptoma të intoksikimit. Shefi I urgjencës, Urim Dushku tregon se 10% e pacientëve në ditë që paraqiten në këtë repart janë të intoksikuar si shkak I konsumimit të ushqimeve jo të shëndetshme dhe sigurisht, por jo vetëm.

Që prej fillimit të muajit korrik, pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare zënë numrin më të madh të rasteve urgjente të paraqitura në spital shprehet shefi I urgjenceës.

Mjeku Urim Dushku, këshillon qytetarët e grupmoshave te ndryshme që të mos ekspozohen në diell nga ora 11 e paradites deri në orën 17 të pasdites, të jenë më të kujdesshëm me ushqimet që konsumojnë dhe të mbajnë regjim të rregullt të dietave hidrike.

Artikulli paraprakTHE GUARDIAN: SHQIPËRIA E ÇUDITSHME, ANTIKE DHE E MREKULLUESHME
Artikulli tjetërSHKODËR, NARAÇI: SITUATË NORMALE VIROZASH