12 pushues në Shëngjin kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.Dyshimet e para janë se ato mund të jenë helmuar nga preparati i perdorur për dizinfektimin nga mushkonjat, brenda hotelit ku po qëndronin, ndërsa pas trajtimit në spital gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar.Mjeku infeksionist Martin Marku thotë se pacientet kanë patur simptoma të njëjta, si të vjedha, marrje mendesh, lodhje dhe tension të ulet.
Pas sinjalizimit në lidhje me rastin, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kanë nisur menjëherë verifikimet.Në hotelin ku po qendronin pushuesit janë marrë mostrat e analizave të ushqimeve dhe ujit që kanë konsumuar, përgjigjet e të cilave pritet të dalin brenda javes së ardhshme, çka do të përcaktojnë shkakun e vërtete të kësaj situate.