Sekuestrohet Hotel Chikago ne Shkoder. Dyshohet se jane helmuar 3 persona. Me indicie te prokurorise se rrethit Shkoder te mbeshtetur nga AKU po behet bllokimi i subjektit!

Shkak mendohet te jete bere, konsumimi i ujit te kontaminuar te ambalazhuar te nje prej kompanive qe sherbehej ne ate restorant. Policia dhe prokuroria vijojne hetimet per te zbardhur te plote kete rast.

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 28.12.2022, rreth orës 23:30, në Spitalin Rajonal Shkodër, janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasit A. Z., 41 vjeçe dhe A. Z., 14 vjeç, (nënë e bir) të dy banues në Malësi të Madhe, si dhe shtetasi M. M., 30 vjeç (kamarier i lokalit), banues në Shkodër, të cilët dyshohet se janë helmuar nga uji i ambalazhuar, i konsumuar në një lokal, në Shkodër.

Shtetasit A. Z. dhe A. Z. janë dërguar për mjekim më të specializuar, në Tiranë.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Artikulli paraprakKATARI MERR VENDIMIN E PAZAKONTË: DHOMA KU KA QËNDRUAR MESSI DO KTHEHET NË NJË MINI MUZE
Artikulli tjetër‘PSE MË ËSHTË HEQUR NDIHMA EKONOMIKE’, 58-VJEÇARJA VDES PASI TAKOI KRYETAREN E BASHKISË LUSHNJË