Familja me 17 anëtarë helmohet ,6 prej tyre fëmijë

17 persona të një familje në Bulqizë raportohet se janë paraqitur në spital me shenja helmimi. Ngjarja ka ndodhur në familjen Kurti nga Shupenza. Mes të helmuarve, 6 janë fëmijë. Bluzat e bardha të cilët kanë përcaktuar diagnozën helmim për pacientët bëjnë me diej se 10 prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë dhe po mbahen nën kujdesin e mjekëve në spital. Paraprakisht dyshohet se shkak i helmimit ka qenë konsumimi i trileçeve të marra në një pastiçeri të qytetit. Mësohet se një pjesë e pjestarëve të familjes kishin ardhur nga emigracioni për pushime. Nga ana e saj policia ka nisur hetimet për rastin për të konkluduar në zbardhjen e plotë të shkaqeve të helmimit të familjes, fatmirësisht pa paspja serioze në jetë njerëzish.

Artikulli paraprakBLLOKOHEN 700 KG KANABIS NË AKËRNI TE VLORES GATI PËR TRAFIK NË ITALI
Artikulli tjetërDHUNE NE FAMILJE, VJEDHJE ,KANOSJE E KALIM I PALIGJSHEM KUFIRI,NGJARJET E 24 OREVE NE SHKODER