Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për nusen, që helmoi vjehrrën e saj me fostoksinë, një vit më parë.

Krimi horror u zbardh vetëm pak ditë më parë, ku bashkë me 21-vjeçaren Marjana Cmeta, në burg do të qëndrojnë edhe bashkëshorti i viktimës, Lirije Lami, Agim Lami, kushëriri i tij, Arben Saliu, si dhe hoxha Hysen Shehu, të cilët akuzohen për moskallëzim të krimit.

Ngjarja

Autorja e krimit Marjana Cmeta e ka vrarë vjehrrën Lirije Lami 48-vjeçe, më 30 Prill 2017, në zonën e Ish -Frutikulturës, Kamëz, duke përdorur helmin e rëndë. Disa muaj pas krimit, nusja ka shkuar të rrëfehet te hoxha duke i kërkuar atij që Allahu ta falë për mëkatin.

Ky i fundit, Hysen Shehu, e ka regjistruar me video rrëfimin dhe ia ka raportuar bashkëshortit të viktimës, Agim Lami.

Por si hoxha ashtu edhe bashkëshorti i viktimës kanë rënë në pranga, pasi nuk e kanë kallëzuar këtë krim pranë organeve të drejtësisë, ndaj dhe tani do të duhet të vuajnë dënimin, së bashku me të afërmin e Agimit, i cili ka qenë në dijeni të videos.

Artikulli paraprakKULT – GJOKE VATA
Artikulli tjetërSFIDA MIQËSORE ME NORVEGJINË, PANUCCI PUBLIKON LISTËN ME FUTBOLLISTËT E GRUMBULLUAR