Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar 35 vite burg për Marjana Cmetën, e cila akuzohet se helmoi vjehrrën e saj.

Ngjarja ndodhi më 30 prill 2017 në Kamëz, ku u raportua e vrarë Lirije Lami. Pas hetimeve gati 1-vjeçare të policisë rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së saj ishte nusja, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës, e cila u arrestua më 13 mars të 2018.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë në atë kohë, Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu, hoxha që ka xhiruar rrëfimin e Cmetës, kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorësisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen.

Si u zbulua vrasja
Disa muaj pas krimit, nusja ka shkuar të rrëfehet te hoxha duke i kërkuar atij që Allahu ta falë për mëkatin. Ky i fundit e ka regjistruar me video rrëfimin dhe ia ka raportuar bashkëshortit të viktimës, Agim Lami.

Por si hoxha ashtu edhe bashkëshorti i viktimës nuk e kanë kallëzuar këtë krim pranë organeve të drejtësisë.

Artikulli paraprakHETIMI PËR SHKARKIMIN E PRESIDENTIT, PUBLIKOHEN ME DHJETRA MESAZHE
Artikulli tjetërGRUAJA TENTON VETËVARJEN,SHMANGET TRAGJEDIA TE LIQENI ARTIFICIAL