Shkenctarët kinezë kanë ndërtuar një strukturë kërkimore, të cilën e kanë quajtur ”hënë artificiale”, pasi qëllimi është t’ju shërbejë në stimulimin e mjediseve me gravitet të ulët, duke përdorur magnetizimin.
Objekti që bëhet zyrtar këtë vit do të përdorë fusha të fuqishme magnetike brenda një dhome vakumi me diametër 60 centimetra,për të realizuar atë që nga shkencëtarët është përkufizuar si “zhdukje e gravitetit.”
Ky projekt e mori hovin nga një eksperiment i realizuar më parë,ku përmes magnetit u realizua ngritja lart e një bretkose.
Shkencëtarët planifikojnë të përdorin objektin për të testuar teknologjinë në mjedise të gjata me gravitet të ulët përpara se të dërgohet në Hënë, ku graviteti është vetëm një e gjashta e fuqisë së tij në Tokë . Kjo do t’i lejojë ata të përballojnë çdo ndryshim të kushtueshëm teknik, si dhe të testojnë nëse struktura të caktuara do të mbijetojnë në sipërfaqen e Hënës dhe të vlerësojnë qëndrueshmërinë e një vendbanimi njerëzor atje. Kina gjithashtu ka deklaruar se do të krijojë një stacion kërkimor hënor në polin jugor të hënës deri në vitin 2029.