Vllaznia është shpallur fitues e Kupës së Pavarësia në Hendboll. Kjo kupë u zhvillua në qytetin e Shkodrës dhe skuadra kuqeblu u shpall fituese duke mundur në finale skuadrën e Elbasanit.

Sekretari i federatës shqiptare të hendbollit Armand Çakalli shprehet se po bëhen përpjekje për ta zhvilluar më tutje këtë sport.

Trajneri i Vllaznisë Artan Durro, skuadra që fitoi Kupën Pavarësia në Hendboll shprehet i kënaqur për këtë sukses që arrihet në qytetin e tij..

Vllaznia fitoi 25-9 ndeshjen gjysmëfinale përballë Cërrikut dhe në finale mundi 22-17 skuadrën e Elbasanit duke fituar kështu kupën Pavarësia. Në fund u shpërndanë edhe çertefikatat përkatëse për fituesit.

Artikulli paraprak“UNË ZGJEDH TË JETOJ PA DHUNË”
Artikulli tjetërHAJDUTI SERIAL,VIDHTE MAKINA ,I PËRDORTE DHE MË PAS I BRAKTISTE