Skuadra e Vllaznisë në hendboll është shpallur kampione e Shqipërisë. Shkodranët fituan edhe finalen e dytë 30-19 me Elbasanin në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Vllaznia kishte 13 vite pa titullin kampion dhe tashmë trofeu rikthehet në Shkodër. Trajneri Artan Durro dhe lojtarët tregojnë emocionet e përjetuara.

Nikolin Karroca është një prej atyre i cili mbështet Vllazninë e hendbollit nga ana financiare dhe ndjen kënaqësi për këtë sukses të arritur të shkodranëve.

Një ndihmesë në këtë sukses të Vllaznisë në hendboll kanë dhënë edhe zëvendëstrajnerët Arjan Ibërshimi dhe Vili Haxhia apo edhe Darian Hasanaj dhe Ritvan Dibra që mbështesin këtë ekip.

Artikulli paraprakNË PERIFERI TË SHKODRËS UJI I NDOTUR
Artikulli tjetërMJEDA, PJESË E PROJEKTIT “100 FSHATRAT”