Thierry Henry është gati të nisë karrierën si trajner futbolli. Raportimet në Francë thonë se ish-futbollisti i Arsenal ka rënë dakord me klubin francez Bordeaux për t’u ulur në stolin e kësaj skuadre.
Henry dha dorëheqjen si një ekspert futbolli pas Kupës së Botës në “Sky Sports”, pasi mendon se karriera në televizion do ta pengonte për të nisur detyrën e re.
Ish-futbollisti edhe i Juventusit ishte në Rusi gjatë Botërorit si ndihmës i trajnerit të Belgjikës Roberto Martinez, të cilët të dy së bashku ndihmuan ekipin të arrinte në gjysmëfinale.
Sigurisht që detyra e tij te Belgjika i shtoi urinë për të qenë një trajner dhe ish-tekniku i tij te Arsenal, Arsene Ëenger, ka konfirmuar se Henry dëshiron të marrë vendin vakant te Bordeaux.
“Po, ai dëshiron të shkojë atje,”- the Ëenger për “Corse Martin”.
“Ai është inteligjent dhe ka kualitete. Pyetja ekzistenciale që ne i bëjnë gjithmonë vetes është nëse jemi gati të sakrifikojmë jetën tonë për profesionin e trajnerit.”
Gazeta franceze “RMC” ka raportuar se 41-vjeçari ka arritur marrëveshjen për t’u bërë trajner i ri i klubit të Bordeaux.