Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Ai thotë se falë SHBA-së dhe BE-së u gjet nj zgjidhje që situata në veri mos të përshkallëzohej.
“Deklarata e përbashkët SHBA-BE si përcaktim që problemet e hapura me Serbinë të zgjidhen me mjete politike, është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe ne si Kosovë.
Falë Amerikës dhe BE-së, edhe një herë u gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri të vendit. Si gjithmonë edhe këtë herë u dëshmua se partneriteti me ShBA dhe BE nuk ka alternativë.”, shkruan Haradinaj në Facebook.