TE SHTUNËN PUNA PËRQENDROHET NË LAGJET PARRUCE DHE XHABIJE. Ne diten e dyte te aksionit te heqjes se flamujve, Bashkia Shkoder vazhdon punen e vetme për heqjen e flamujve te partive politike. Aksioni I ditës se premte u përqendruar nga kinema millenium deri ne zonën e quajtur kryqëzimi i ish degës se brendshme.Te gjithë flamujt dhe banderolat do te mblidhen ne nje pike magazinimi.

Puna sipas punonjësve te bashkisë shkoder do te vijoje për disa dite me radhe pasi është e pamundur qe heqja e tyre te realizohet Brenda nje dite . Vete punonjësit shprehen se u kanë bere edhe një thirrje te fundit partive politike ne mënyre qe te bashkëpunojnë për heqjen e flamujve dhe banderolave por përgjigja ka qene serish negative. Aksioni I ditës se shtune gjithmonë sipas informacioneve nga punonjësit e bashkisë do te përqendrohet ne zonën e parrucës dhe xhabijës ,ne hyrje te qytetit te shkodrës.

Artikulli paraprakMETA: TË LEXOJMË MESAZHIN QË VJEN NGA KJO VOTË
Artikulli tjetërLAZARAT, POLICIA VIJON OPERACIONIN