Heqja e mandateve, Manjani: Respekt për KQZ dhe për Prokurorinë!

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar menjëherë pas vendimit të KQZ për ndërprerjen e mandateve të kryebashkiakut Rroshi dhe deputetëve Selami dhe Tahiri, duke e vlerësuar një mesazh të qartë dhe të prerë. Përmes postimit në rrjete sociale, Manjani thotë se ligji duhet zbatuar me çdo kosto. “Mesazh i qartë dhe i prerë! Ligji duhet zbatuar me cdo kosto! Uroj të jetë kjo sjellje korrekte e Institucioneve te Shtetit edhe ne vijimësi! Kur vendosin Institucionet e shtetit të tjerët heshtin!Rrespekt për KQZ dhe për Prokurorinë!Gëzuar vërtetë!”

Artikulli paraprakABUZIM ME DETYRËN, 6 PUNONJËS TË OSHEE NË PROKURORI
Artikulli tjetërVËLLEZËRIT E DEHUR SHKATËRROJNË SPITALIN DHE GODASIN EDHE POLICINË