Heqja e simboleve turke në shkolla, Ndreca: Me kërkesë të Ambasadës Ministria e Arsimit ka sqaruar vendimin e Ministrisë për heqjen e simboleve turke në shkollat turke në Shqipëri.

Sekretari i Përgjithshëm i MAS, Plarent Ndreca, thotë se shkresa është firmosur pas shqetësimit të ngritur nga Ambasada turke në Tiranë. “Ambasada ka kërkuar qe keto simbole te mos vendosen pa miratimin e Ambasadës. Në shtetin shqiptar këto janë shkolla shqiptare edhe është e drejt e shtetit që të kërkojë mospërdorimin e simboleve të tyre”. Ndreca tha se këto institucione arsimore janë të akredituara dhe licensuara sipas ligjit. Ai është shprehur se nuk kanë informacion për mospërputhje të financimit privat. Shkresa e firmosur nga MAS “Në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit është paraqitur shkresa me nr. 11395 prot. datë 29.09.2016 e Ministrisë së Punëve të Jashtme lidhur me kërkesën e ambasadës turke në Tiranë për të ndaluar përdorimin e emërtimeve “turke” dhe simboleve kombëtare të Republikës së Turqisë, përfshirë flamurin turk, në godinat e institucioneve arsimore jopublike. Bazuar në nenin 34 të ligjit 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”, institucionet e arsimit të lartë kanë emrin zyrtar dhe stemën, të cilat përcaktohen në vendimin e hapjes së institucionit. Për sa më sipër kërkojmë respektimin e dispozitës së mësipërme lgijore, për përdorimin e mërtimeve zyrtarë të stemës, që u janë miratuar në aktin e ahpjes së institucionit”. Shkollat dhe bankat turke që Erdogan i kërkon Ramës t’i mbyllë Ambasada turke në Tiranë gjithashtu mësohet se i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme të verifikoi dhe kontrolloi institucionet jo publike në Shqipëri, të dyshuara se janë ngritur apo financuar nga fondacionet e klerikut Fetullah Gylen. ABC News ka publikuar një kopje të kësaj shkrese, ku janë renditur institucione të ndryshme jo publike, si kopshte, shkolla të mesme e universitete, Organizata Jo Fitimurëse, fondacione të ndryshme, banka të nivelit të dytë apo edhe agjenci informative. Në listën që ABC News disponon, janë renditur 7 shkolla të mesme të Medresesë, në Tiranë, Shkodër, Durrës, Kavajë, Elbasan, Berat dhe Korçë. Aty përfshihen kolegjet turke në Shqipëri, që nga kopshti “Mehmet Akif”, shkollat fillore dhe te mesme, për djem dhe për vajza, Kolegji “Hasan Riza Pasha” në Shkodër si dhe Kolegjet “Turgut Ozal” në Tiranë dhe Durrës. Në këtë listë, janë renditur edhe Kolegji Gulistan, Instituti I Edukimit Gulistan si fondacion, qendra e kurseve me emrin “Meridian”. Fonadacioni I edukimit “SEMA”, shkolla në gjuhën angleze, “Memorial International School of Tirana”. Gjithashtu në listën e zezë, të renditur nga autoritete turke janë edhe Universiteti “Bedër” dhe “EPOKA”. Në listën, për të cilat kërkohet verifikimi I të ardhurave të tyre, ambasada turke ka renditur edhe qendrat kulturore, “Horizontet e Reja” apo “Drita Islame”. Veç këtyre, autoritet turke dyshojne se janë të lidhur me fondacionet e klerikut Fetyllah Gylen edhe shtepia botuese Prizmi apo agjencia informative ALBEU. Në këtë listë, është renditur edhe banka e nivelit të dytë , UBA bank” që kryen aktivitetin në Shqipëri, për të cilën autoritetet turke dyshojnë se ka lidhje me fondacionet e klerikut tashmë të shpallur në kërkim nga drejtësia turke. Për të gjithë këta institucione jo publike, shteti turk kërkon monitorimin, pasi pretendohet se janë pjesë e celulave të fondacioneve të klerikut Fetullah Gylen.

Artikulli paraprakPERPLASEN DY TRENA,20 TE VDEKUR NE PAKISTAN
Artikulli tjetërSHKATERROHEN TRE BANDA KRIMINALE NE BARI,HASHASHIN E MERRNIN NGA SHQIPERIA