Ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër pas njoftimit nga Kryeministri Albin Kurti për heqjen e tarifës 100 përqind ndaj mallrave serbe.Sipas Haradinajt, Albin Murti u dorëzua para Serbisë.

“Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi heqjen e përkohëshme të taksës 100% të lëndës së parë që vjen nga Serbia e Bosnje Hercegovina.

Heqja e taksës që do të nis më 1 prill 2020 do të jetë për një periudhë 90 ditore ku Serbia duhet të përgjigjet me ndërprerjen e fushatës së çnjohjes së pavarësisë së Kosovës.

Artikulli paraprakPOLICIA E SHTETIT JEP INFORMACIONIN ZYRTAR PER VETËVRASJEN E 47-VJEÇARIT QË EKZEKUTOI ISH-GRUAN E VËLLANË E SAJ, PLAGOSI NJE EFEKTIV TE FNSH SHKODER
Artikulli tjetërVRITET DHE I DIGJET TRUPI ISH-LUFTËTARIT TË UÇK-SË