Ka qenë trimëria dhe vendosmëria e një kalimtari, që ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të kamionit

, i cili mbrëmjen e së hënës hyri me shpejtësi në markatën e Krishtlindjeve, duke marrë përpara turmën e njerëzve që qëndronin atje dhe la të vdekur 12 prej tyre e plagosi 48 të tjerë. Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, konsiderohet një hero. Ai ndoqi për rreth 2 kilometra terroristin në arrati, duke qëndruar në kontakt telefonik me policinë përgjatë gjithë rrugës. Heroi ndoqi të gjitha hapat e 23-vjeçarit, i cili pasi zbriti nga kamioni u fsheh mes turmës. Ai e ka ndjekur nga pas në këmbë dhe në të njëjtën kohë qëndronte në kontakt telefonik me policinë, duke i treguar çdo hap të tij, por duke i qëndruar larg për arsye sigurie. “Heroi i Berlinit” pa të gjithë masakrën e terroristit 23 vjeçar pakistanez, i cili sipas mediave të ndryshme botërore kishte mbërritur në Gjermani me refugjatët në muajin shkurt nëpërmjet Ballkanit. Dhe në fund atentatori i sulmeve arrestohet në Siegessaule nga forcat e policisë, të cilat i zunë pritë në sheshin qendror të Berlinit.

Artikulli paraprakSULMI NË GJERMANI, KËNGËTARI SHQIPTAR I SHPËTOI MREKULLISHT
Artikulli tjetërSULMI NË BERLIN, MES VIKTIMAVE NUK KA SHQIPTARË