Heroinë,kokainë e armë,kapen dy femra shqiptare në Itali
Policia italiane ka arrestuar dy femra shqiptare, të cilat janë kapur me heroinë dhe kokainë në shtëpinë e tyre, në Santeramo. Karabinierët kanë zhvilluar hetime mëngjesin e djeshëm, ku kanë bastisur pasurinë e zonës, që ndodhej në periferi të Santeramo, e cila ruhej nga dy gra me origjinë shqiptare, 71 dhe 21 vjeç. Kërkim vijoi dhe në banesën e tyre, ku u gjet një sasi e madhe armësh dhe droge, që ishin nën kujdestarinë e dy femrave të arrestuara. Mediat italiane raportojnë se gjatë aksionit janë kapur 3 pushkë dhe 5 kg drogë, që arrinin vlerën e çmuar prej rreth 100 mijë euro. Gjithashtu, në një zgavër të krijuar posaçërisht në oxhak, janë gjetur dhe 4.35 kg heroinë, ndërsa në një kërkim të mëtejshëm janë gjetur dhe 500 gr kokainë, një armë ajri e mbushur dhe një pushkë automatike e vjedhur, si dhe 8 gr marijuanë. Gratë e arrestuara akuzohen për trafikun e sasive të mëdha të drogës dhe armëmbajtje, ndërsa pritet të përballen me drejtësinë italiane.