Nuk është ende verdikti final, por duket se në kampin e Hillary Clinton janë dorëzuar. Këtë e konfirmoi tërthorazi shefi i fushatës së kandidates demokrate, John Podesta.
Nga Jarvis Center në Nju Jork ai shpërndau mbështetësit e grumbulluar të Clinton duke deklaruar se ajo nuk do të dilte për fjalim. “E di që jeni këtu prej një kohë të gjatë. Ka qenë një natë e gjatë, një fushatë e gjatë dhe unë mendoj se ne mund të presim ende edhe pak, apo jo? Jemi duke numëruar votat, çdo votë duhet numëruar. Disa shtete janë në përfundim të procesit, ndaj nuk kemi gjë për të thënë sonte. Nuk ka përfunduar! Ajo nuk është dorëzuar ende, ndaj le të përfundojmë numërimin dhe ta mbyllim këtë proces”, tha Podesta. Ndërkohë, nëse në kampin e Clintonit ka pllakosur heshtja, në atë të Donald Trump gjallëria sa vjen e shtohet. Vetë kandidati republikan është parë të hyjë në zyrat qendrore të fushatës së tij, ndërkohë që numërimi vazhdon. Trump aktualisht ka siguruar 248 vota, ndërsa Clinton 218. Michigani dhe Pennsylvania janë dy shtetet që vendosin fituesin. Në të dy shtetet Trump është në avantazh. Në Michigan 48.1 përqind kundrejt 46.8 përqind të Clinton dhe në Pennsylvania me 48.9 përqind kundrejt 47.6 përqind të kandidates demokrate.
Shtetet e fituara nga Clinton
Vermont – 3 vota elektorale
Massachusetts – 11 vota elektorale
Rhode Island – 4 vota elektorale
New Jersey – 14 vota elektorale
Maryland – 10 vota elektorale
Delaware – 3 vota elektorale
Washington, D.C – 3 vota elektorale
Illinois – 20 vota elektorale
New York – 29 vota elektorale
Connecticut – 7 vota elektorale
New Mexico – 5 vota elektorale
Virginia – 13 vota elektorale
Colorado – 9 vota elektorale
Hawaii – 4 vota elektorale
Oregon – 7 vota elektorale
California – 55 vota elektorale
Washington – 12 vota elektorale
Nevada – 6 vota elektorale
Shtetet e fituara nga Trump
Indiana – 11 vota elektorale
Kentucky – 8 vota elektorale
West Virginia – 5 vota elektorale
Teeneesse – 11 vota elektorale
Mississippi – 6 vota elektorale
Oklahoma – 7 vota elektorale
North Dakota – 3 vota elektorale
South Dakota – 3 vota elektorale
Wyoming – 3 vota elektorale
Nebraska – 3 vota elektorale
Arkansas – 6 vota elektorale
Kansas -6 vota elektorale
Texas – 38 vota elektorale
Tennessee – 11 vota elektorale
Alabama – 9 vota elektorale
South Carolina – 9 vota elektorale
Ohio – 18 9 vota elektorale
Missouri – 10 vota elektorale
Montana – 3 vota elektorale
Idaho – 4 vota elektorale
North Carolina – 15 vota elektorale
Florida – 29 vota elektorale
Georgia – 16 vota elektorale
Iowa – 6 vota elektorale
Kandidatëve për t’u zgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë i duhet të sigurojnë 270 vota elektorale.