Hetim fondeve të shpenzuara për fushatë, dhe abuzimet

Zv/ kryeministrja Ledina Mandija i kërkon kryeprokurorit Adriatik Llalla bashkëpunim për të hetuar rastet e përdorimit të burimeve të siguruara nga veprimtaritë e paligjshme. Zyra e shtypit informon se në takimin që është zhvilluar zonja Mandija Znj. Mandija i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm në mënyrë specifike që të hetohet në drejtim të rasteve të përdorimit të burimeve të siguruara nga veprimtaritë e paligjshme. Gjithashtu ajo ka kërkuar “një bashkëpunim maksimal “në ndjekjen me përparësi dhe hetimin e rasteve abuzive, të cilat dëmtojnë procesin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ky bashkëpunim është kërkuar të formalizohet përmes një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale mes Këshillit të Ministrave, Prokurorisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil Prokurori i Përgjithshëm, shprehu vullnetin dhe angazhim maksimal si dhe është dakordësuar për formalizimin e një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional. Më parë, Zv/Kryeministrja ka realizuar takime edhe me Kryetarin e KQZ-së dhe Komisionerin e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil me të cilët është rënë dakord për një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale, e cila pritet të nënshkruhet së shpejti.

Artikulli paraprakMILIONA EURO VJEDHJEVE, SHKATËRROHET BANDA, 1 SHQIPTAR I ARRESTUAR
Artikulli tjetërPASAGJERI ME PROBLEME KËRCËNON ME BOMBË NË BORDIN E AVIONIT