Hetim ‘marrëveshjeve të ndaluara’ për siguracionet e automjeteve
Rritja e çmimit të sigurimeve për automjetet me rreth 25 % ka detyruara Autoritetin e Konkurrencës që të nis një hetim për të vlerësuar funksionimin e tregut në vend. Paraprakisht ky institucion vlerëson se kompanitë mund të kenë realizuar marrëveshje të ndaluar duke qenë se kanë sjellje të njëjtën në të njëjtën kohë kur bëhet fjalë për rritjen e çmimit të siguracioneve. Inspektorët e Autoritetit të Konkurrencës kanë realizuar një monitorim pranë agjentëve të shitjes së policave të sigurimit nga të cilat konstatohet se më datë 24.08.2016, është realizuar rritja e çmimit të sigurimit të detyrueshëm motorik ndaj palëve të treta. Sipas Autoritetit të Konkurrencës kjo rritje është reflektuar në sistemin online të prerjes së policave të sigurimit ku konstatohet ndër të tjera se primet ndryshojnë në mënyrë simetrike nga njëra kompani sigurimi tek tjetra, me të njëjtën masë prej 12 lekë, sjellje kjo e cila mund të përbëjë një marrëveshje të ndaluar sipas përcaktimeve të nenit 4 të Ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Duke marrë shkas nga këto gjetje Komisioni i Konkurrencës, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorik për periudhën 01 janar 2016 deri më 07 shtator 2016. Policat e sigurimit të automjeteve në Shqipëri u rritën me rreth 25% disa javë më parë por gjithçka është në varësi të tipit të automjetit dhe vitit të prodhimit. Pavarësisht kërkesës së AMF për rishikim të çmimit kompaninë nuk e kanë reflektuar ende uljen e çmimeve duke u justifikuar se rritja e çmimeve është bërë apsi ka pasur shtim të aksidenteve