Hetim termeteve, sizmologët duan kohë të shpjegojnë se përse ndodhin
Disa banorë në fshatin Zharrëz janë futur në grevë urie në shenjë proteste ndaj dëmeve që u kanë shkaktuar lëkundjet e tokës, që ata besojnë se ua shkakton kompania e nxjerrjes së naftës në Patos Marinëz. Policia nisi njw hetim pwr ngjarjen, ndwrsa ministria e Energjetikes kwrkoi ekspertizw tw huaj. Lëkundjet sizmike, përfshinë këtë herë edhe Gjirokastrën. Por për ekspertët e Institutit të Gjeoshkencës bëhet fjalë për dy ngjarje të ndryshme. “Zona e Gjirokastrës është e njohur për aktivitetin tektonik kurse Patos Marinza nuk ka linjamente tektonike”, shprehet Edmond Dushi, Instituti i Gjeoshkencës. Për të arritur në një konkluzion të saktë, ekspertët thonë se duhet studim më i thelluar. “Kjo arrihet duke shtuar numrin e stacioneve sizmologjike në zone, sepse dy janë të pamjaftueshme për të përcaktuar natyrën e sizmiocitetit”, thotë Dushi. E kontaktuar nga Top Channel, kompania që ushtron aktivitetin në këtë zonë thotë se lëkundjet e tokës janë jashtë territorit të fushës naftëmbajtëse. “Kompania do të vijojë të jetë gjithnjë bashkëpunuese me autoritetet shtetërore dhe komunitetin ndërkohë që hetimet zhvillohen. Bankers nuk ka asnjë përgjegjësi për këto aktivitete sizmike natyrore”.