DYSHOHET SE MUND TË KETË LIDHJE ME TERRORIZMIN OSE GABIM I PILOTIT .

Kryeministri malajzian, u shpreh i tronditur nga lajmi i rrëzimit të avionit të Malaysia Airlines në lindje të Ukrainës. Ai e përshkroi ngjarjen si një ditë tragjike në një vit tragjik për Malajzinë, ndërkohë që tha se do të ndërmerret një hetim i thellë për zbardhjen e saj. Një grup hetuesish pritet të udhëtojnë drejt Ukrainës në përpjekje për të zbardhur shkaqet e rrëzimit të avionit.“Për momentin e kemi të pamundur të verifikojmë shkakun e rrëzimit të avionit, por do të punojmë dhe do të gjejmë me saktësi se cfarë ka ndodhur më të vërtetë. Nëse rezulton se avioni është qëlluar, atëherë ne do të këmbëngulim që autorët të dalin para drejtësisë”, deklaroi Razak në një deklaratë për mediat. Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko e cilësoi sulmin ndaj avionit “një akt terrorist”, ndërsa Ministri i Jashtëm i Kievit, Pavlo Klimkin tha për BBC se autoritetet ukrainase kanë kapur një bisedë telefonike që provon se avioni është rrëzuar nga separatistët pro-rusë.Por presidenti rus fajësoi Ukrainën dhe qeverinë e Kievit “për nisjen e veprimeve ushtarake në zonë”.“Vendi mbi hapësirën e të cilit ndodhi kjo tragjedi, është përgjegjëse për këtë”, tha Putin. Edhe udhëheqësi i rebelëve në Lindje drejtoi gishtin nga Ukraina si autore e rrëzimit të avionit. Presidenti amerikan Barack Obama zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin holandez, Mark Rutte ku u ra dakort për nevojën e krijimit të menjëherëshëm të kushteve që një grup hetimor ndërkombëtar të vizitojë zonën ku u rrëzua avioni. Për Shtëpinë e Bardhë është e domosdoshme që të ndërmerret një hetim ndërkombëtar i besueshëm sa më shpejt që të jetë e mundur.Avioni u rrëzua në zonën mes qyteteve Krasni Luch dhe Shakhtar në vijën ndarëse mes rajonit Luhansk dhe Donetsk. Në një intervistë për BBC, kreu i kontrollit ajror rus, Sergei Kovalyov tha se hapësira ajrore ukrainase ishte mbajtur e hapur gjatë konfliktit sepse avionët e rrëzuar më parë ishin avionë të vegjël apo helikopterë.
“Që të rrëzosh një avion që fluturon në 10 mijë metër lartësi duhet të jesh i pajisur me armë serioze, me raketa serioze. Në këtë rast ose bëhet fjalë për një gabim, ose për një akt terrorist”, tha ai.

Artikulli paraprakREAL MADRID, EKIPI MË I FRIKSHËM NË BOTË
Artikulli tjetërEUROPA LEAGUE, FLAMURTARI E LAÇI NUK E NISIN MIRË