Hetimet – Raporti i KLSH, Prokuroria shkresë BSH për kartmonedhat e vjetra

Njësia task-forc e Prokurorisë së Tiranës i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë t’i vërë në dispozicion të gjithë dokumentacionin për periudhën 2010-2014, për të verifikuar mënyrën e proçedimit për nxjerrjen jashtë përdorimit të kartmonedhave të dëmtuara. Grupi i hetuesve që po heton çështjen është paisur me çertifikatë sigurie, pasi të dhënat kosiderohen sekret shtetëror dhe ekonomik. Hetimi ka nisur pas kallëzimit të kontrollit të lartë të shtetit. Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë ti vërë në dispozicin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për periudhën 2010 -2014, për të verifikuar mënyrën se si ka proceduar ky institucion për nxjerrjen jashtë përdorimit të kartmonedhave të e vjetra. Kërkesa ka ardhur pas hetimit të nisur nga njësia Task-Forcë pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Aktualisht me çështjen janë duke hetuar dy prokurorë dhe dy oficere të policisë gjyqësorë, të cilët janë pajisur fillimisht edhe me çertifikatë sigurie pasi këto të dhëna konsiderohen sekret shtetëror dhe ekonomik. Madje mësohet se grupi i hetuesve kanë marrë kontakt edhe me stafin juridik të bankës dhe drejtues të administratës që kanë lidhje me këtë çështje. KLSH akuzon Bankën e Shqipërisë për mënyrën se si ka bërë nxjerrjen nga tregu të kartëmonedhave të dëmtuara në harkun kohor nga viti 2010 deri në vitin 2014. KLSH pretendon se në raport, se bankat e nivele të dytë ia kanë blerë qytetarëve kartëmonedhat me 80 % të vlerës së tyre, ndërsa Banka e Shqipërisë ia ka blerë bankave të nivelit të dyte me 100 % të vlerës. Diferenca prej 20 %-thotë KLSH në kallëzim është përfituar ne mënyrë të jashtëligjshme nga bankat. Dëmi i shkaktuar është rreth 4 milion euro. Prokuroria e ka regjistruar kallëzimin penal për akuzën e shpërdorimit te detyrës. Burimet thonë se do verifikohen veprimet e personave që kanë drejtuar bankën e Shqipërisë ne atë periudhë dhe së shpejti do të nisë marrja e tyre në pyetje. Ndërkohë në lidhje me këtë hetim, pak kohë më parë Komisioni i Ekonomisë ka bërë më dije se do të bëjë ndryshime ligjore në mënyrë që të mos këtë hapësirë për abuzime.

Artikulli paraprakMBYTET ANIJA ME EMIGRANTE,179 TE VDEKUR
Artikulli tjetërVETEVENDOSJA,PROPOZOHEN 5 PIKA PER MARREVESHJE ME MALIN E ZI