Me një marrëveshje të përbashkët 12 kapo grupet e tifozerive Ultra bardhë e zi kërcënonin me dhunë drejtuesit e klubit për të marrë bileta falas materiale sportive falas, pjesëmarrje në eventet të ndryshme, ushqim gratis në restoratin e stadiumit Allianz të Torinos etj.
Hetimet e këtij operacioni kanë nisur pas denoncimit të bërë nga klubi sportiv i Juventusit në Prokurorinë e Torinos.
Për të arrtiur qëllimin e tyre kishin nisur një fushatë denigruese ndaj klubit të Juventusit nën motivet e rreme si rritja e cmimit të aboneve të biletave në stadium apo rikthimi në skuadër i futbollistit Bonucci.
Në këtë kontekst për të shmangur pasojat e dëmtimin e imazhit të saj, klubi i Juventusit i ka garantuar kapo ultrave rreth 300 bileta për garat sportive në transfertë si dhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Këto bileta më pas janë rishitur nga tifozët me cmime shumë më të larta se sa ai i tregut. Një biletë për një ndeshje në Ligën e Kampioneve është shitur derinë 1800 euro.
Hetimet kanë zbardhur se strategjia kërcënuese e ultrave juvnetine ushtrohej dhe ndaj sportdashësve të thjeshtë që nuk u lejoheh të këndonin koret e skuadrës apo të duartrokisnin në stadium.
Strategjia kërcënuese e ultrasve është identifikuar në koret raciste të qëllimshme nëpër stadiume me pasoja gjobitje ndaj klubit nga ana Gjykata Sportive. E tillë ëshë ndeshja Juventus-Napoli në kampionatin e shkuar.