Një restorant dhe hotel në zonen e Vainit në Lezhë është vënë në sekuetro preventive.Vendimi është marrë nga gjykata e Lezhës, me kërkese të prokurorisë e cila ka dalë në konkluzioni se objekti 2 kate shërbimi është ndërtuar në zonë të mbrojtur dhe regjistruar me dokumenta të falsifikuara.Sipas prokurorisë hetimet për tjetersimin e pronave në zonen e mbrojtur të Vainit, kanë nisur në muajin shtator të vitit 2017, mbi bazen e referimit nga policia gjyqsore, si dhe kallzimit të bërë nga shtetasi Ardian Mlika.
Organi i akuzes u vu menjëherë në lëvizje, duke regjistruar proçedimin penal per veprat penale te “Fallsifikim te dokumentave” dhe “Shperdorim te detyres”.Nga hetime e kryara në lidhje me këtë çështje ka rezultuar e provuar se, punonjes të administrates shteterore kanë favorizuar regjistrimin e pasurive të palujtshme të disa shtetas të cilet kanë përfituar në menyre të paligjshme prona shteterore në zonen bregdetit nepermjet pergatitjes së AMTP-ve shtese dhe të fallsifikuara.
Keto prona shteterore janë regjistruar ne ZVRPP më qellim tjetersimin tyre nëpërmjet shitjeve të njepasnjeshme, disa prej te cilave fiktive, me qellim humbjen e vemendjes nga perfituesi fillestar i prones. Sasia e pronave që dyshohet së janë perfituar në menyre të paligjshme, është rreth 200 dynym, prona këto të gjitha në bregun e detit, me vlera të larta për turizmin, bregdeti Kune-Vain, ndersa po verifikohen te gjitha praktikat e ndjekura dhe veprimet e personave pergjegjes.