Edhe pse me një vendim për t’ju rikthyer komisioneve parlamentare, prezenca e opozitës në komisionin e kërkuar nga ajo vetë, për hetimin e koncesioneve korruptive në shëndetësi, ishte e vakët edhe këtë mbledhje. Në fazën më të rëndësishme të dëgjesave, atë me ministra e ish ministra, hetimi parlamentar për qeverinë, u udhëhoq nga socialisti Plarent Ndreca në mungesë të kryetares demokrate Albana Vokshi. Përballë tij, ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu ishte komode, edhe për të konsideruar vlerë të shtuar në shëndetësi dy koncesionet e check-up dhe sterilizimit.

“Nga marrja e detyrës jam njohur me kontratat koncesionare, janë të rëndësishme, vlerë e shtuar për shërbimin shëndetësor”, thotë Koçiu.

Pyetjeve të deputeteve të opozitës, Koçiu iu përgjigj duke vlerësuar se qëllimet kryesore të koncesioneve janë arritur.

“Për kontrollet (check-up) është një sfidë e përbashkët e shoqërisë për t’i kryer këto kontrolle, kemi dyfishim të nr të qytetarëve, e ka arritur qëllimin e saj kryesor të sensibilizojë popullatën”, shton ministrja.

Komisioni Hetimor në Shëndetësi u shty me dy javë afat për zhvilluar dëgjesat më të rëndësishme që mbyllen me dëshminë e Ilir Beqaj, që do të lërë për pak orë qelinë për të shkuar para ish kolegëve në parlament.

Artikulli paraprakPD: SHQIPËRIA PO SHKON DREJT NJË KRIZE ENERGJETIKE TË QËLLIMSHME
Artikulli tjetërOBSH: MBI 100 PACIENTË DO TË EVAKUOHEN NGA GAZA