IMAMI I XHAMISË SË MADHE DYSHOHET SI NXITËS I EKSTREMIZMIT NË KOSOVË.
Hoxhë Shefqet Krasniqi, Imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, është ndaluar në orët e para të mëngjesit te se enjtes nga Polciia e Kosoves.
Nuk dihet ende për motivet e sakta të arrestimit, por Krasniqi është përfolur në të kaluarën për nxitje të ekstremizmit islamik ne Kosove.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është intervistuar në Policinë e Kosovës.
Shtëpia e hoxhës është bastisur nga ana a Policisë se Kosovës. Ai është marre ne pyetje, por nuk eshte arrestuar. Nese do te arrestohet, kjo varet prej deklarimeve te tij, – ka konfirmuar Prokuroria speciale.
Pervec hoxhës Shefqet Krasniqi janë shoqeruar per ne polici edhe disa persona të tjerë. Aksioni ka vazhduar qe prej mengjesit te se enjtes ne disa zona te ndryshme te Kosoves.
Shefqet Krasniqi është imam në Xhaminë e madhe në Prishtinë, xhamia kryesore e Bashkësisë Islame të Kosovës , si dhe ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame ne Prishtine.
Vetem pak jave me pare, policia e Kosoves arrestoi 40 persona, ne mesin e te cileve edhe imamin e Gjilanit.