Hidhen dy granata në oborrin e një banesë në Urën Vajgurore
Dy granata janë hedhur në oborrin e një banese në Urën Vajgurore. Njëra prej granatave të hedhura në oborrin e banesës së shtetasit Krenar Ha, ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale, ndërsa tjetra është çaktivizuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 minuta të mëngjesit të sotëm në fshatin Drenovicë. “Nga shpërthimi i granatë së parë, ka pasur dëmtime në muret e jashtme të banesës së familjes”, sqaron policia. Pronari i banesës Krenar H. ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me asnjë person. Policia lokale tha se ka nisur një hetim për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar autorët.