Opozita kanë hedhur gaz lotësjellës në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht kontrolleve të rrepta që bëri policia në hyrje të godinës së Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli u detyruar të ndërpriste seancën parlamentare, duke kërkuar 5 minuta pushim. Opozita kishte paralajmëruar më herët se nuk lejonte zhvillimin e seancës së sotme plenare, e cila është e para për këtë vit. Nisur nga kjo deklaratë e opozitës, policia mori masa duke kontrolluar të gjithë deputetët e opozitës, por është e çuditshme sesi gazi lotësjellës u fut sërish brenda ambienteve të Parlamentit.