Mbrëmjen e djeshme i është vendosur eksploziv një ekskavatori në Fushë-Lopë. Nga shpërthimi mjeti është dëmtuar pjesërisht.
Sipas policisë ekskavatori është në përdorim të personit me inicialet V.N. banues në Kurbin.
Policia njofton se ka referuar materialet në prokurori dhe po punohen për identifikimin dhe kapjen e autorit.