Një automjet elektrik Volkswagen i vitit 2024, 2 iphone 15, 10 blerje falas me vlere 20 mijë lek të reja dhe 20 blerje falas me vlere 10 mijë lek të reja ishin dhuratat që BIG MARKET Lezhë dhuroi për klentet e saj besnik.Shorteu u hodh në prani të dhjetra qytetareve, dhe fituesit u shpallen përmes një ceremonie të veçante festive të organizuar pranë Big Lissus, i cili është dhe supermarketit më i madh në qytetin e Lezhës.

Fituesja e makines ishte një grua nga Rrila e cila teksa mori çelesat e automjetit thotë se është kliente e rregullt e Big Market dhe kjo dhurate ishte një surprize e bukur për ta.

Nga muaji mars deri në qershor çdo klient i Big Market Lezhë me blerje mbi 20 mijë lek u bë pjesë e këtij shorteu, nga i cili dolen 5 fitues, ndërsa bëhet e ditur se të tjere shorte të medhenj do të ketë edhe në vijim.

Artikulli paraprakSHËNGJIN, REFUGJATËT E PARË MBËRRIJNË NË GUSHT
Artikulli tjetërKONCERTI “YJE NËN YJE”, SI DIKUR NË KAFE TË MADHE