Argjentina dhe Kili do të ndeshen sërish bashkë pasi shorti vendosi t’i bashkonte në të njëjtin grup dy ekipet finaliste të Copa America 2015.
Shorti u zhvillua në Hammerstein Ballroom në New York, të pranishëm ishin kokat e federatës së Amerikës së Jugut dhe Veriut, si dhe trajnerët e ekipeve pjesëmarrëse. Dy finalistët e turneut të vjetshëm do të jenë në grupin D bashkë me Bolivinë dhe Panamanë. Argjentina dhe Kili do të ndeshen të parat, në Santa Clara të Kalifornisë në 6 qershor. Ndeshja e fundit midis dy ekipeve përfundoi me rezultatin 0:0, por penalltia e humbur e Gonzalo Higuain ndihmoi ekipin e Jorge Sampaoli të dilte fitimtar. Ndërkohë mikpritësit amerikanë i pret një çerekfinale e frikshme nëse arrin të mbijetojë ‘Grupin e Vdekjes’. Gjysmëfinalistët e Paraguai, Kolumbianët e Pekerman dhe Kosta Rika janë në një grup me mikpritësit, teksa Brazili duhet të jetë i kënaqur me grupin e caktuar, me Peru, Haiti dhe Ekuador në grupin C.
/ Star Plus TV /