Është hedhur në orën 13:00 të ditës së premte shorti i 1/8-ve të Europa League.
Në Nion të Zvicrës janë mësuar 8 çiftet e kësaj faze, ku bie në sy sfida mes dy skuadrave më të titulluara të futbollit anglez: Manchester United dhe Liverpool. Gjithashtu, një tjetër ndeshje interesante është ajo mes Borussia Dortmund dhe Tottenham. Ja të gjitha sfidat e 1/8-ve të Europa League: Shakhtar Donetsk-Anderlecht Liverpool-Manchester United Sparta Prague-Lazio Borussia Dortmund-Tottenham Fenerbahçe -Braga Ndeshjet e para do të zhvillohen në 10mars, ndërsa ato të kthimit më 17 mars. Finalja e Europa League do të luhet në datën 18 maj, në Bazel të Zvicrës.