The Europa League trophy is displayed prior to the draw for the round of 32 of the UEFA Europa League football tournament at the UEFA headquarters in Nyon on December 11, 2017. / AFP PHOTO / Fabrice COFFRINI (Photo credit should read FABRICE COFFRINI/AFP/Getty Images)

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i cili përcaktoi dy takimet gjysmëfinale të Europa League.

Goglat u treguan të pamëshirshme për austriakët e RB Salzburg që “peshkuan” francezët e Marseille.

Francezët pritet të jenë favorit në këtë përballje, dhe për të arritur në finale i duhet që të bëjnë mirë në takimin e parë të cilin e luajnë në shtëpi.

Kryesfida e kësaj faze është padyshim është Arsenal-Atletico Madrid që i duhet të “heqin” dorë para kohe nga finalja që këtë vit zhvillohet në Lyon më 16 maj.

Takimi i parë mes spanjollëve dhe anglezëve do të zhvillohet në “Emirates” ndërsa ai i kthimit një javë më pas në “Wanda Metropolitan”.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 26 prill dhe ato te kthimit më 3 maj.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA “PESHKON” UELLSIN, KUQEZINJTË TEST MIQËSORË PËRBALLË BALE
Artikulli tjetërHIDHET SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE, BAYERN GJEN REALIN, LIVERPOOLI KUNDËR ROMËS