Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në kryeqytet u hodh shorti i Kategorisë Superiore për edicionin 2024-25. Gjithçka nis në datën 18 gusht me sezonin e ri, teksa në javën e parë spikat dueli Partizani – Vllaznia.
Nga Egnatia, Partizani e deri te Bylisi, janë 10 ekipe që do të garojnë në 36 javë kampionat, në fund të të cilit do të shpallet skuadra e re kampione dhe ato që do të bien një kategori më poshtë. Edhe këtë sezon FSHF do i besojë formatit me “Final 4”, ku katër ekipet e renditura të parat në 36 javë kampionat do i drejtohen një mini-turneu.
Më poshtë ndeshjet e javës së parë:
Java 1 (18 gusht)
Partizani – Vllaznia
Skënderbeu – Elbasani
Teuta – Bylis
Dinamo – Egnatia
Laçi – Tirana
Renditja e skuadrave në short dhe përballjet sipas 36 javëve: