Është hedhur shorti në Gjykatën e Apelit në lidhje me çështjen e Indrit Dokles.
Shorti përcakton relator gjyqtarin Genti Shala, ndërsa anëtarë të gjykatës janë Andi Civici dhe Shkëlqim Mustafa.
Indrit Dokle, ish anëtar i Bandës së Durrësit, I dënuar me burgim të përjetshëm, u lirua rreth dy javë më parë nga burgu.
Ka qenë gjyqtarja Enkeleda Hoxha, në Gjykatën e Krujës, që ka marrë vendimin për lirmin e Doklës.
Avokati i Doklës ka deklaruar gjatë seancës se klienti i tij “ka kryer 25 vite burgim dhe është sjellë mirë”. Ai gjithashtu deklaroi se Dokle nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Indrit Dokle kishte kërkuar më parë rrëzimin e dënimit me burgim të përjetshëm, por kërkesa nuk u pranua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2017. Ndërkohë që Gjykata e Krujës ka vendosur tani për lirimin e tij.
Përveç burgimit të përjetshëm si anëtar i bandës së Durrësit, ku akuzohej për dhjetëra vrasje, plagosje dhe krime të tjera, Doke ishte dënuar edhe me 16 vite të tjera heqje lirie për shkak se drejtonte trafikun e drogës nga burgu.
. Ai ishte anëtari i vetëm i bandës që ishte dënuar me burgim të përjetshëm, por tani, ashtu si shumica e anëtarëve të tjerë, do të rikthehet sërish i lirë në rrugë.
.