Në institucionin e Presidentit i Republikës eshte hedhur shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. KED me anëtarët e rinj do të funksionojë përgjatë vitit 2021.

Në short janë kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Mësohet se në vitin 2021 anëtare të KED-së do të jenë Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska. Anëtare zëvendësuese në KED si përfaqësuese e Gjykatës Kushtetuese është shortuar Fiona Papajorgji.

Ervin Pupe është zgjedhur përfaqësuesi i Gjykatës së Lartë, ndërsa Ilir Panda anëtar zëvendësues.

Adnan Xholi zgjidhet anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme. Anëtar zëvendësues është zgjedhur Kujtim Luli.

Anëtarët përfaqësues nga Gjykatat e Apelit në KED janë zgjedhur Astrit Kalaja dhe Elona Toro. Anëtari zëvendësues do të jetë Zegjine Sollaku.

Gjon Fusha dhe Genti Xholi do të jenë anëtarët për vitin 2021 në KED si përfaqësues të Prokurorive të Apelit. Ndërsa goglat zgjodhën Kleant Zekën si përfaqësues zëvendësues.

Anëtari i fundit, përfaqësues nga Gjykatat Administrative, është zgjedhur Rilinda Selimi, ndërsa zëvendëse do të jetë Gentiana Xhelili.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtar me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe kandidatëve

Riformatimi i KED bëhet shumë i rëndësishëm në këtë moment pasi pritet që të ecet para me plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHET NJË 46-VJEÇAR I SHPALLUR NË KËRKIM
Artikulli tjetërSHKODËR, NISMË PËR GJETJEN E TË PUSHKATUARVE