Reshjet e shiut dhe rritja e temperaturave kanë shkrirë dëborën duke rritur prurjet në HEC-e. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë do të kenë prurje në rritje në të gjithë territorin.

Baseni Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do kenë rritje të prurjeve dhe niveleve. Vlerësimi për rrezikun në këtë basen do të llogaritet në bazë të shkarkimeve nga kaskada e Lumit Drin.
Duke parashikuar edhe shkarkimet e mundëshme nga hidrocentralet, mund të krijohet probleme në disa fshatra të NJA Gur i Zi, Ana e Malit dhe Dajç të Bashkisë Shkodër. Po ashtu edhe përrenjtë malorë mund te kenë prurje te mëdha, gjithmonë sipas parashikimeve edhe nga IGJEUM.

Ndaj KESH, që bën menaxhimin e digave të HEC-eve, duhet të ketë një plan- protokoll veprimi, i cili duhet të parandalojë sa më shumë të jetë e mundur problemet që mund të krijohen nga shkarkimet.

Kerkohet njoftimi i pandërprerë, periodik dhe në kohën e duhur të Bashkisë Shkodër nga ana juaj, për të bërë njoftimin e popullsisë dhe për të minimizuar maksimalisht dëmet e pritshme të mundshme nga një situatë që ne dëshirojmë ti paraprijmë në mënyrë parandaluese.

Bashkia Shkoder vazhdon te këtë ne gatishmëri mjete teknike dhe burime njerëzore për sigurimin e shërbimeve publike normalisht.

Artikulli paraprak“MASA PËR PARANDALIMIN E AZILKËRKIMIT”
Artikulli tjetërZONAT MALORE AKOMA TË BLLOKUARA