Siç e dëgjuat edhe nga vetë banorët, deri në këtë pikë ka arritur amortizimi në rrugën “Hidrovori” në Shkodër. E planifikuar për t’u ndërtuar përgjatë vitit 2016, siç duket, akoma nuk është marrë mundimi për t’i dhënë fund makthit të banorëve të kësaj zone.

Ka pesë vite që nuk ka patur asnjë ndërhyrje për sheshimin e gropave, ndërsa kalimi i automjeteve të tonazhit të rëndë ka bërë që gjatë gjithë kohës të jetë jashtë çdo standardi.

Banorët e kësaj zone shprehen se nuk kanë munguar asnjëherë premtimet, megjithatë, terreni flet ndryshe. Vështirësi në të gjitha stinët e vitit.

Përgjatë këtij viti janë planifikuar për t’u asfaltuar një numër i madh rrugësh në Shkodër. Rruga “Hidrovori” është parashikuar gjithashtu. Edhe pse kanë kaluar gati tetë muaj, në terren nuk duket se ka shpresë për punë.

Situata është etjet e vështirë përgjatë verës, për shkak të pluhurit të madh, ndërsa në dimër, gropat me ujë mbushin të gjithë gjatësinë e saj.

 

Artikulli paraprakMË 27 GUSHT SHKODRA DO KTHEHET NË “ JAZZ FESTIVAL“
Artikulli tjetërQ. SHËNDETËSORE QË NUK FUNKSIONOI ASNJËHERË