Finalizohet me sukses operacioni policor “HIGJENA”

Arrestohen 2 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër Sot me datë 14.06.2017 u finalizua me sukses Operacioni Policor “Higjena”, ku pas një hetimi proaktiv duke aplikuar metodat speciale të hetimit, u bë ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër nr. 535 dhe 537, datë 14.06.2017 e cila ka vendosur masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Fallsifikimi i dokumentave”, të parashikuara nga nenet 259 dhe 186/2 të Kodit Penal, ndaj shtetasve:

Dritan Geci, 42 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Specialist në Inspektoriatin Shtetëror të Shëndetit Shkodër. Milseva Mustafa, 29 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë Specialist në Inspektoriatin Shtetëror të Shëndetit Shkodër Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit: D. M, 37 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror të Shëndetit Shkodër. Këta shtetas duke pasur detyrë të kontrollonin subjektet tregtare dhe të shërbimeve, për paisjen me çertifikatë shërbimet për “Desinfektim, desinsektim dhe deratizim”, në vend që të aplikonin ndëshkimin administrativ ndaj bizneseve për mungesë dokumentacioni, i paisnin subjektet me çertifikata shërbimi të fallsifikuara, kundrejt shumave prej 5.000 lekë.

Nga ana jonë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 çertifikata të falsifikuara të dhëna subjekteve nga të dyshuarit, të subjektit “Neo Vita” me administratore shtetasen Z. S. e liçencuar për “dezifiktim, disinsektim, dhe deratizim”, me aktivitet kryesisht në Tiranë, subjekt ky i çrregjistruar në QKB që në muajin Janar 2016. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakMATURANTË DERI DJE, “PETER MAHRINGER” PËRCJELL TË VETËT
Artikulli tjetërGURAKUQI: RINGRITJA EKONOMIKE NIS NGA SHKODRA