Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë Vau Dejës, Zef Hila ka vijuar takimet lagje më lagje me banorë të kësaj bashkie. Ai është takuar me banorë të lagjes Dejë në Vau Dejës. Gjatë këtij takimi ai është ndalur tek objektivat dhe programi i 4 viteve të ardhshme, duke evidentuar si ndërhyrje emergjente në këtë lagje furnizimin me ujë të pishëm

Ndryshe nga herët e tjera, në këtë fushatë, kandidati Hila, ka nxjerrë objektivat e programit në cdo lagje të bashkisë Vau Dejës pas konsultimeve dhe prioriteteve që kanë vendosur vetë banorët në të gjithë territorin e bashkisë Vau Dejës.

Artikulli paraprakNDREU: NË 2019 BASHKIA ISHTE NË PRAG FALIMENTI
Artikulli tjetërHILA NË PISTULL: PRIORITET RRUGËT DHE UJËSJELLËSI