Fshati Kaçë, në bashkinë Vau Dejës, ka qënë ndalesa e radhës e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zef Hila. Gjatë takimit më banorë të zonës ai ka marrë mbeshtetjen e tyre për t’i dhënë besimin për një mandat katër vjeçar në krye të bashkisë Vau Dejës.
Kandidati Zef Hila në fjalën e tij deklaroi se demokratët në Vau Dejës janë të bashkuar, dhe se kjo frymë që po përcillet në çdo takim është garancia e fitores me 14 Maj.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët e kësaj zone, kandidati Zef Hila ka vendosur edhe prioritetet për fshatin Kaçë për katër vitet e ardhshme.