Zef Hila e ka nisur fushatën e zgjedhjeve të 14 Majit në një takim me strukturat e Partisë Demokratike, kandidat të këshillit bashkiak, si dhe anëtarë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, duke prezantuar atë çfarë do t’i ofrohet banorëve të bashkisë Vau Dejës pas zgjedhjeve të 14 Majit. Në fjalën e tij kandidati Hila deklaroi se Bashkia pas 14 Majit do t’i kthehet qytetarëve.
Të pranishmit, kanë garantuar mbështetjen si dhe kanë mirëpritur kandidimin e Zef Hilës, pas lënies së mandatit të deputetit.
Zef Hila, vjen në këtë garë si ish kryetar i bashkisë Vau Dejës në vitet 2015-2019, ndërkohë që prej dy vitesh ai ka qënë deputet i Partisë Demokratike në kuvendin e Shqipërisë.