Lagje me lagje, më të gjithë banorët, ky është modeli që kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” po ndjek në të gjitha territorin e bashkisë Vau Dejës. Ai është ndalur në lagjet Gurragji, Lukaj, Turq, Vjerdhë, Bregu i Gjadrit 1 dhe 2, Kabash-Fushaxhi, Kovaç lartë dhe Kovaç poshtë në njësinë administrative të Hajmelit. Gjatë takimit me banorët e zonës, ai ka marrë mbështetjen e tyre për një votë masive me 14 Maj ndërkohë që apeli i vetë banorëve ka qënë që të mos bien pre e shitblerjes së votes.
Për kandidatin Hila, njësia e Hajmelit është një nga zonat më të rëndësishme të bashkisë Vau Dejës, ndërkohë që garantoi se vëmendja e bashkisë pas 14 Majit do të jetë për qytetarët.