Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë Vau Dejës Zef Hila ka vijuar takimet me banorë të zonave. Kësaj radhe ai është ndalur në fshatin Plezhë, ku ka takuar banorë të kësaj zone duke marrë mbështetjen e tyre.

Kandidati Zef Hila u shpreh se lidhja me e Plezhën është veçantë, ndërkohë që premtoi se do të ketë zero taksa për shërbimin për aktet e marrjes së tokës në pronësi, duke shmangur burokraci dhe shërbim falas nga punonjës të specializuar të bashkisë Vau Dejës.

Shërbimi ndaj qytetarëve është shembulli që do të përcillet nga bashkia Vau Dejës deklaroi Hila duke vënë theksin tek kthimi i bashkisë në shërbim të qytetarëve.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET 5 MAJI “DITA E DËSHMORËVE”
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET DITA E DËSHMORËVE NË LEZHË