Në një pritje entuziaste, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zef Hila ka vijuar turin e fushatës elektorale duke u ndalur në Bushat. Në këtë takim banorët I kanë garantuar mbështetjen maksimale në zgjedhjet e 14 Majit

Gjatë fjalës së tij kandidati Hila ka falenderuar banorët për mbështetjne e tyre në vite ndërkohë që garantoi se program I tij për katër vitet e ardhshme garanton rikthimin e vëmëndjes tek kjo njësi administrative sic është zona e Bushatit

Rikualifikimi i bllokut të pallateve në qëndër të Bushatit, infrastruktura rrugore e lagjeve, ndërtimi i një palestre për shkollën 9 vjeçare dhe të mesme në Bushat, dhe hapja e çerdhes dhe kopështit publik me dreke ishin disa nga premtimet e kandidatit Hila në programin e drejtimit të bashkisë Vau Dejes

Artikulli paraprakLEZHË, FUSHATA PO NDIKON NEGATIVISHT TURIZMIN
Artikulli tjetërHEQJA E PEZULLIMIT, IZMIR SMAJLAJ: I DREJTI NUK MPOSHTET KURRË, RIKTHEHEM NË PISTË