Fshati Pistull ka mikpritur kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” Zef Hila. Ai është takuar me banorë të kësaj zone të cilët kanë garantuar mbështetjen e kandidati Hila në zgjedhjet e 14 Majit.

Në fjalën e tij kandidati Zef Hila, garantoi banorët se prioritetet e vendosura bashkarisht do të jenë në qëndër të vëmëndjes në drejtimin e bashkisë Vau Dejës.

Rruga Pistull – Hajmel, por edhe reabilitimi i të gjithë rrugëve të fshatit janë prioritetet kryesore në këtë zonë në programin 4 vjecar të drejtimit të bashkisë Vau Dejës.

Artikulli paraprakHILA: ÇDO PREMTIM TË BËRË DO TA REALIZOJMË
Artikulli tjetërSPAHIA: QEVERIA NDALI PUNIMET NË RRUGËN E SHËNGJINIT