Ne kuader te dites boterore te hipertensiooni Drejtoria e Shendetit Public Shkoder ka zhvilluar nje aktivitet sensibilizuese duke ofruar disa sherbime falas dhe keshilla per qytetaret e shkodres.

Drejtori Ylber Zama theksoj se ka nje rritje te sensibilizimit lidhur me problemet qe sjell semundja e hipertensionit dhe se aktivitetete te tilla do te vijojne edhe ne ditet ne vazhdim. Drejtori Zama beri te ditur se shifrat flasin per nje numer ne rritje te personave qe vuajne nga kjo semundje Një në tre të rritur sot vuan nga hipertensioni, ndërkohë që po 1 në 3 të rritur nuk e di që vuan nga kjo sëmundje. Shfaqja e hipertensionit eshte rezultat i kequshyerjes dhe mbipeshes prandaj duhet te merren masa te menjehershme për të përmirësuar stilin e jetës si: Ndalimi i pirjes së duhanit , reduktimi i peshës së trupit në nivel të shëndetshëm; të qenurit aktivë; të përfshirja në dieten ushqimore me shumë perime dhe fruta, zvogëlimi i sasinë së kripës dhe kufizimi i sasisë se marrjes së yndyrës.

Artikulli paraprakARRESTOHEN DY SHQIPTARËT AQ SHUMË TE KËRKUAR NGA POLICIA ITALIANE
Artikulli tjetërTONIGHT – 17.05.2016