Hipoteka e Shkodrës ka qenë një prej debateve të zhvilluara në takimin e përbashkët mes drejtuesve vendor.

Prefekti Paulin Radovani kërkoi nga pushteti lokal që të plotësojnë sa më shumë dosje për aktë pronësie dhe t’i dërgojnë në hipotekën e Shkodrës. Në përgjigje nënkryetari i bashkisë Shkodër Arben Gjuraj u shpreh se administratorët e njësive dhe vetë bashkia po punojnë ndërsa nuk mohoi faktin se shumë prej dosjeve hipoteka i kthen mbrapsht. Ky diskutim që solli në fokus hipotekën vjen në një moment kur kërkohet regjistrimi i pronave në zonat e thella të Dukagjinit për të shmangur pronat pa zot që shfrytëzohen për mbjelljen e bimëve narkotike apo në një moment kur kërkohet që fermerët e Malësisë së Madhe të paisen me tituj pronësie.

Artikulli paraprakSHFRYTËZIMI I PLAZHIT, ADEMI: KEMI PERCAKTUAR KRITERET
Artikulli tjetërÇAHET ARGJINATURA E OBLIKES, 100 FAMILJE RREZIKOHEN NGA PËRROI